×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari britanik i NATO-s, kërkon të mos bëhet ky veprim që mund ta çojë gjithë Evropën në luftë

    Insajderi
    02 March 2022 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari britanik, Ben Wallace ka deklaruar se nuk është ide e mirë që NATO-ja të krijojë një “no fly zone”, për shkak se çfarëdo shkelje potenciale nga Rusia “mund të çojë në një luftë në të gjithë Evropën”.

    Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, në një bisedë për BBC, ka thënë se Rusia do ta ketë shumë të vështirë që të futet në qytetet kryesore të Ukrainës duke pasur parasysh rezistencën e forcave ukrainase dhe civilët të cilët përballen me forcat ruse me çfarëdo mjeti që kanë në dispozicion.

     Wallace tutje ka thënë se është pjesë e doktrinës ushtarake ruse që të tentohet rrethimi i qendrave të mëdha urbane dhe të bombardojë “pa dallim”.

    Megjithatë Wallace thotë se madhësia gjeografike e Ukrainës dhe popullsia prej 44 milionësh e bën pushtimin nga Rusia “shumë të vështirë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark