×
  • Sport
  • Sport

    “Sekretari i FFK-së është ushtrues detyre në federatë, por që ushtron edhe detyrën e avokatit me kompanin e tij”/ Arianit Ahmeti gjenë fajtorët për mos-licensimin e FFK-së, Ademin e akuzon për humbje të miliona eurove

    Insajderi
    08 January 2023 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zëvendës/sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Arianit Ahmeti ka akuzuar kryetarin e FFK’së, Agim Ademi dhe ushtruesin e detyrës të sekretarit, Taulant Hodaj për (mos) licencimin e FFK’së nga Komisioni Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive të MKRS’së.

    Ahmeti ka thënë se një nga arsyet pse FFK’ja ende nuk është licencuar nga MKRS janë pozitat që mbajnë krerët e FFK’së.

    Ai ka përmendur aktakuzën e Agim Ademit që dyshohet se së bashku me Muharrem Ramën më 2012 e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke i kërkuar atij para në vlerë prej 30 mijë euro ose një veturë luksoze “BMW X5”, ndërsa edhe pozitën që mban Taulant Hodaj.

    ”Sekretari i FFK-së është ushtrues detyre në federatë, por që ushtron edhe detyrën e avokatit me kompanin e tij “Hodaj&Partners”. Se a ka konflikt interesi pozita e tij si U.D Sekretarit Gjeneral i FFK dhe avokat për ta mbrojtur Agim Ademin në Gjykatë duhet ta vlersojnë organet e drejtësisë,” ka shkruar ai.

    Tutje, ai pretendon se për vitin 2022 FFK’ja ka humbur rreth gjysmë milioni euro nga mos marrja e vërtetimeve për sponsorizim ”shkak mos licencimi”.

    ”Për të mbajtur pozitën në kundërshim me çdo ligj/rregullore/statut dhe kod të etikes Agim Ademi klubeve si duket ju ka humbur mjetet që llogaritet të jenë miliona euro nga sponsorizimi, në mungesë të marrjes së vërtetimit nga MKRS dhe do humbasin edhe miliona tjerë si duket, nëse nuk ka reflektim të vet klubeve,” ka shkruar ai.

    Gjithashtu, Arianit Ahmeti shkroi edhe rreth ‘ikjes’ së sulmuesit, Agon Sadiku nga kombëtarja e Kosovës, i cili pasi u grumbullua me ‘Dardanët’ në miqësoret e muajit nëntor tani i është bashkangjitur Finlandës në një kamp që po mbahet në Danimarkë.

    ”Problemi tani më është kredibiliteti i institucionit të futbollit tonë, futbollistët po e braktisin Kombetarën e Kosovës jo me vetëm për Shqiperinë, Zvicrrën, Gjermaninë apo Suedinë, por edhe Finlanda po ia merr lojtarët Kosovës. Lexo deklaraten e Agon Sadikut përse ka ndryshuar fanelën Kosovës dhe i është bashkuar Finlandës,” ka shkruar Ahmeti.

    Në fund, ai akuzoi Agim Ademin se e ka kthyer institucionin më të lartë të futbollit në vend si mburojë të tij, duke u fshehur pas FFK’së për të kaluarën e tij me vepra kriminale.

    Postimi i Arianit Ahmetit:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark