×
  • Sport
  • Sport

    Sekretari i FFK-së pretendon se hetuesit u futën në hotelin ku po qëndrojnë futbollistët e Kosovës dhe i shqetësuan me pyetje

    Insajderi
    22 March 2023 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, pretendon se hetuesit policorë janë futur në hotelin e ekipit kombëtar të Kosovës dhe i kanë ndalur lojtarët për t’iu bërë pyetje në lidhje me kryeartin e FFK-së Agim Ademi, i cili po mbahet në paraburgim.

    Ademi u arrestua sot dhe do të mbahet në paraburgim për 48 orë, mbi dyshimet se ka kryer veprën penale shmangie nga tatimi, njoftoi të mërkurën Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    Kjo bëri që FFK-ja ta thërret një konferencë të jashtëzakonshme për media pasdite, ku Hodaj bëri pretendime habitëse, duke i akuzuar hetuesit policorë për shkelje të ligjit.

    Persona nga hetuesia, që nuk janë paraqit që janë të tillë, ne nuk e kemi ditur që janë të tillë, i kanë shqetësuar lojtarët duke i kontaktuar. Kjo nuk ka qenë në përputhje me ligjin as me etikën. Stafi teknik, lojtarët janë pyetur për këto çështje pa ndonjë urdhër pa ndonjë ftesë”, tha Hodaj.

    Ai shtoi: “Çka do që janë pyetur e lojtarët nuk është në përputhje me ligjin e aplikueshëm. Vetë fakti që i kanë prekur i kanë ndalur në hotelin e kombëtares nuk është në rregull. Me ardhë persona civilë me i ataku lojtarët, stafin pa ndonjë arsyeje në kohën e këtyre ndeshjeve kruciale pa ndonjë bazë ligjore.”

    Policia dje i kishe bërë thirrje Ademit të paraqitej në stacionin policor dhe ai e ka bërë një gjë të tillë të mërkurën në mëngjes.

    Pas shumë orëve marrje në pyetje, ai u ndalua dhe do t’i kalojë dy ditët e ardhshëm në paraburgim.

    Hodaj beson se kjo është koha më e keqe e mundshme për ta bërë një gjë të tillë, pasi Kosova të shtunën më 25 mars e nisë fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024, kundër Izraelit në Tel Aviv.

    Ne jemi për zbatim të ligjit dhe drejtësia ti hetojë të gjitha ato që janë të bazuara me ligj, por mënyra se si lojtarët e Kosovës janë ballafaquar dhe mënyra duke pasur parasysh që pas dy ditësh e kemi ndeshjen në Izrael, ka qene një goditje ndaj ekipit. Nuk jemi kundër drejtësisë, por vetëm të behët në përputhje me ligjin”, nënvizoi ai. /Nacionale/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark