Istogu ka njoftuar se Granit Jahaj pas një kontributin dhe angazhimi 11-të vjeçar në postin e zyrtarit për informim, dhe në 10-të muajt e fundit në postin e sekretarit, do të largohet nga klubi.
Në Prill të 2021 klubi e emëroi Granitin në postin e sekretarit gjeneral, dhe në këta 10-të muaj Jahaj tregoi profesionalizëm të lartë në postin e sekretarit të klubit kaltërebardh, përcjell Insporti.
Granit Jahaj sot është përshëndetur me futbollistët dhe me stafin e klubit, pasi që të shtunën Graniti largohet nga Kosova, për ta vazhduar jetën në Gjermani
Njoftimi i plotë i klubit:
Faleminderit Granit Jahaj
Football Club “Istogu” falënderon z.Granit Jahaj për kontributin dhe angazhimin e tij 11 vjeçar në postin e zyrtarit për informim, dhe në 10 muajt e fundit në postin e sekretarit.
Përkushtimi tij për punën, profesionalizmi, pasioni dhe dashuria e madhe për klubin janë disa nga gjërat të cilat e kanë karakterizuar karrierën sportive të Granitit për gjatë një dekade në klubin tonë.
Graniti djalë shembullor dhe shumë puntorë, gjatë 11 viteve nuk kurseu asgjë nga vetja e tij, dhe ishte gjithmonë pranë dhe në dispozicion të klubit të zemrës së tij.
Në Prill të 2021 klubi e emëroi Granitin në postin e sekretarit gjeneral, dhe në këta 10 muaj Jahaj tregoi profesionalizëm të lartë në postin e sekretarit.
Ish sekretari dhe ish zyrtari për informim z.Granit Jahaj sot është përshëndetur me futbollistët dhe me stafin e klubit, pasi që të shtunën Graniti largohet nga Kosova, për ta vazhduar jetën në Gjermani.Drejtuesit e klubit, stafi dhe gjithë futbollistët shprehin falënderime të panumërta për kontributin dhe shërbimet e ofruara nga Jahaj përgjatë një dekade.
Paç fat dhe sukses në rrugëtimin e ri, Granit Jahaj! Me respekt, FC ISTOGU.