×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sekretari i NATO-s, Stoltenberg viziton Kosovën

    Insajderi
    17 November 2023 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga 19 deri më 22 nëntor 2023 do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Ballkanin Perëndimor, ku do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

    Të dielën, më 19 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të udhëtojë në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do t’i takojë anëtarët e Presidencës.

    Ndërsa, të hënën Stolenberg do të vijë në Kosovë, ku do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

    Stoltenberg bashkë me Osmanin do të mbajnë një konferencë për media në ora 16:10.

    Në komunikatën për media, bëhet e ditur se ai do të vizitojë edhe kampin Nothing Hill të KFOR-it, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş dhe do t’u drejtohet trupave të KFOR-it.

    Gjithashtu, Stoltenberg do të takohet me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark