×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sekretari i PDK’së i kërkon Kurtit të thërras mbledhje urgjente për vërshimet, ia kujton pagesën e rrymës në Veri

    Insajderi
    20 January 2023 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i PDK’së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas gjendjes aktuale në disa prej komunave më të prekura nga vërshimet.

    Gjoshi kërkoi nga kryeministri Kurti të thërras mbledhje urgjente pas dëmeve të shkaktuar nga reshjet e shiut.

    Ai ia kujtoi Qeverisë Kurti se nuk kanë për detyrë vetëm të ndajnë miliona euro për të paguar rrymën në Veri.

    Tutje, Gjoshi i bëri thirrje kreut të ekzekutivit të ju shërbej qytetarëve të Kosovës pa dallime politike e partiake.

    Postimi i plotë i Betim Gjoshit:

    Kryeministër, mijëra familje në Skënderaj, Mitrovicë, Istog e komuna tjera, kanë humb pasurinë e tyre për shkak të fatkeqësisë natyrore, vërshimeve.

    Kryeministër, shërbeju qytetarëve të Kosovës pa dallime politike e partiake. Trajtoji të gjithë si njerëz të këtij vendi. Mos i shiko logot partiake.

    Thirrë mbledhje urgjente të Qeverisë dhe merr hapa konkret që t’iu sigurosh banimin këtyre familjeve. Nuk jemi në verë, por në mes të dimrit.

    Thirrë mbledhje urgjente, sepse Qeveria nuk është vetëm për t’i ndarë miliona euro për të paguar rrymën e serbëve në veri, ose për t’ia dhuruar KEDS-it 100 milionë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark