Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, iu ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-së të ndihmojnë edhe më shumë Ukrainën sa i përket armëve.
“I bëj thirrje aleatëve të bëjnë më shumë. Është në të gjitha interesat tona të sigurisë të sigurohemi që Ukraina të mbizotërojë dhe Putin të mos fitojë. Dhe që është më e rëndësishme që municionet të dërgohen në sisteme tashmë të vendosura”, ka deklaruar Stoltenberg.
Ai gjithashtu ka thënë se edhe nëse rezultatet e luftës do të bartën në tavolinë, situata ushtarake ka rëndësi të jashtëzakonshme.
Javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy në një fjalim para një grupi liderësh perëndimorë ka kërkuar një gamë të gjerë armësh dhe sistemesh të mbrojtjes ajrore
Shtetet e Bashkuara ofruan gati 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake shtesë, duke përfshirë Sistemin e Mbrojtjes Ajrore Patriot, i cili ofron mbrojtje kundër avionëve, raketave lundruese dhe balistike. /Gazeta Insajderi