×
Show

Sekrete për t’u qetësuar në fund të ditës

Insajderi
23 May 2016 - 15:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E kush është ai ose ajo që nuk dëshiron që të qetësohet plotësisht pas një dite të lodhshme pune e me stres! Këtë herë ju sjellim sekrete relaksi

A e dini se e qeshura tonifikon muskujt, çliron energjitë negative, neutralizon stresin, ankthin dhe rrit fuqinë e përgjithshme fizike? Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara në vitet ’50, personat qeshnin mesatarisht 45 deri në 60 minuta, ndërsa sot të qeshurat kanë rënë në një mesatare prej 15 minutash në ditë. Një film i bukur, teatër, lojëra me fëmijët dhe jo vetëm: të qeshurat zbulojnë kapacitetin tonë për të vazhduar të “luajmë” me jetën, ta marrim veten dhe botën me më shumë lehtësi, të gjejmë shijen e gjërave vërtet të rëndësishme.

Si të menaxhoni stresin

Shpesh tentojmë të “vrapojmë” aq shpejt saqë në fund të ditës është e vështirë të jesh i/e qetë, ndërsa tensionet grumbullohen me rrezikun se mund të “mbytesh” brenda mureve të shtëpisë. Ndaj

“përmbyseni” këtë mekanizëm. Shtëpia duhet të jetë streha e shpëtimit tuaj. Para së gjithash “kontaktoni” me ndjesitë më intime: hiqni orën e murit prej dhomës ku do të qëndroni sepse mjaft keni “vrapuar” gjatë gjithë ditës. Hiqini rrobat e punës dhe vishni një komplet të rehatshëm për të qëndruar në qetësi gjatë kohës e cila do të jetë e gjitha për ju.

Banjë relaksuese

Mendoni se qirinjtë janë të dobishëm vetëm në takimet e dashurisë? Nëse po, gaboni, sepse ata janë të përshtatshëm në çdo moment, sidomos kur mendimi ynë i vetëm është relaksi. Fikni dritat, mjedisi përreth do të jetë menjëherë më qetësues. Futuni në dush ose në vaskën e banjës, ku aty mund të shtoni ndonjë lugë kripë, vaj esencial trëndafilash, kanellë, kamomil etj.

Kuzhina pa stres

Ankthi dhe nxitimi i momentit të vaktit e zëvendësojnë kënaqësinë e të ulurit në tryezë, vetëm ose të shoqëruar, me një pjatë të ushqyeshme. Do të ishte mirë për ju që në mbrëmje të përgatisnit receta të thjeshta dhe të shpejta. Kështu do të kurseni kohë dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në procesin e fjetjes. E rëndësishme është që të gatuani pa stres, duke e shijuar plotësisht këtë moment dhe pse jo, duke përfshirë këdo që ju rrethon.

Shkruani në ditar

Vazhdoni të rimendoni se çfarë ka ndodhur gjatë ditës? Ndonjëherë mendja përqendrohet te disa situata problematike. “Për të shpëtuar” nga to dhe për të gjetur qetësinë është e nevojshme që këto mendime t’i shihni qartazi. Sigurisht një bisedë me një person të dashur është shumë e dobishme për të parë me qartësi ngjarjet që ju nervozojnë; përveç kësaj, gjeni pak kohë që të përshëndeteni me personat që i keni larg e që i doni shumë. Është e rëndësishme që të tjerët të mos i shihni si “valvul” shfrimi. Sipas psikologëve është e rëndësishme është që të mbani një ditar ku të shprehni gjithçka ndjeni.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark