Pas intervistave me shumë sipërmarrës dhe miliarderë, një shkrimtar publikoi këshillat e tij për të nxjerrë më të mirën nga vetja dhe për ta shkrirë atë në punën që bëni
Do ta përshkruanit veten si të mbingarkuar me punë dhe se nuk po jepni maksimalisht nga produktiviteti juaj? Shumë sipërmarrës dhe persona të angazhuar do të jepnin justifikimin se “kjo është natyra e asaj që ne bëjmë”, por nuk ka përse të jetë në këtë mënyrë.
“Punoni më me zgjuarsi dhe jo më fort”, kjo ishte këshilla kyçe e shkrimtarit bestseller Kevin Kruse.
Ai intervistoi 239 sipërmarrës, 13 atletë olimpikë, 29 studentë të shkëlqyer dhe 7 miliarderë, për të zbuluar sekretet e menaxhimit të kohës që çojnë në produktivitet të lartë te njerëzit. Ja se cilat janë tre nga këto sekrete të përfshira në librin e tij “15 sekrete të njerëzve të suksesshëm rreth menaxhimit të kohës”.
Mos përdorni lista të gjërave për të bërë
Rreth 41 për qind e gjërave që shkruhen në axhenda nuk bëhen kurrë. Kur lëmë një detyrë të papërfunduar, ndërgjegjja jonë preket negativisht. Kjo çon në net të gjata të mbushura me shqetësim dhe ku nuk arrini të qetësoheni, teksa truri ynë përpiqet të procesojë të gjitha gjërat e arritura gjatë ditës.
Sugjerimi i Kevin është të filloni të largoheni nga axhendat e paplotësuara dhe stresuese dhe të filloni ta organizoni botën përmes kalendarit tuaj.
Në vend që të filloni të djersiteni mbi një letër ku keni shkruar gjithçka dhe ku nuk ka kompleksitet apo kërkesa të kohës, lërini vetes afate të përshtatshme kohore në kalendarin tuaj për të përmbushur ato detyrime.
Do të vrisni dy zogj me një gur, pasi kështu do të pakësoni stresin tuaj mendor duke mos e vrarë mendjen rreth diçkaje që nuk është përfunduar sipas planit dhe së dyti nuk do ta bëni të madhe një detyrë në trurin tuaj nëse koha është planifikuar tashmë.
Mjetet si Calendly ekzistojnë për t’ju ndihmuar të menaxhoni kohën tuaj profesionale dhe personale, ato ju lejojnë që në mënyrë efektive të rregulloni detyrat dhe të planifikoni prioritetet tuaja.
Kufizoni takimet
A mund ta imagjinoni Bill Gates teksa hyn nga njëra mbledhje në tjetrën gjatë gjithë javës? Sigurisht që jo! Koha e tij, ashtu si e juaja është shumë e vlefshme dhe 99 për qind e kohës së tij ai e shpenzon në fakt duke bërë punën e ngarkuar.
Pothuajse të gjithë liderët shumë produktivë të intervistuar nga Kevin, thanë se kanë rregulla strikte mbi mënyrën se sa shpesh planifikojnë dhe marrin pjesë në mbledhje.
Atlassian ka sugjeruar madje që në kosto rrogash vetëm në SHBA mbledhjet e panevojshme kushtojnë 37 miliardë dollarë pasi punëmarrësit e kalojnë kohën në mënyrë efektive. Nuk është vetëm një shkatërrim i produktivitetit, por edhe një gropë e zezë për paratë, shkruan Gazeta-Shqip.
Shfrytëzojini mirë mëngjeset
Rutinat e mëngjesit që përfshijnë pirjen e ujit, ngrënien e mëngjesit dhe një formë të stërvitjes trupore janë një tjetër zakon i përbashkët i njerëzve që janë tepër produktivë.
Përmbushja e nevojave bazike të trupit tuaj, kombinuar me një formë të përgatitjes mendore si leximi dhe meditimi, është provuar se është një mënyrë e mirë për të përgatitur veten për një ditë energjetike dhe produktive.
“Nëse do të bësh më shumë, duhet të bëhesh më shumë”, thotë Kevin mbi mënyrën se si rutina e mëngjesit ndikon në ditën tuaj.
Krijoni një hapësirë njëorëshe në kalendarin tuaj çdo mëngjes për përgatitje përpara punës. Nuk ka përse të jetë diçka shumë e ngarkuar apo një mëngjes elegant, por duhet të jetë konsistente.
Mund të jetë aq e thjeshtë sa një miks proteinash dhe një 20-minutësh në pistën e vrapit ndërsa lexoni lajmet, të gjitha këto pak gjëra mund të jenë shumë të dobishme për pjesën tjetër të ditës.
Ç’është më e rëndësishmja, qëndroni gjithnjë aktivë. Shprehja frymëzuese e Kevin, “Nëse nuk e sulmoni ditën, po e lini atë t’ju sulmojë juve” e përmbledh sfidën tuaj.
Merrni kontrollin e kohës dhe produktivitetit tuaj përmes një sërë veprimesh të vetëdijshme.
Hiqni dorë nga listat e gjërave që duhen bërë dhe kaloni te një kalendar. Mos u matni gjatë për të shpërfillur mbledhjet që nuk ju duken të rëndësishme dhe që mund të bëjnë edhe pa juve.
Fillojeni ditën duke aktivizuar trupin dhe mendjen dhe kështu mund të arrini produktivtet që nuk e keni menduar më parë.