Dhëmbët e bardhë janë dëshira e secilit nga ne po shpesh për shkaqe nga më të ndryshmet ne kërkojmë që të ruajmë bukurinë e tyre përmes ilaçeve të ekzistuese, dhe pse ato efektin e tyre e kanë për një kohë të shkurtër.
Duhet të mësohemi ti themi jo ilaçit për zbardhjen e dhëmbëve që mund të gjejmë në farmaci dhe të përdorim produkte të ndryshme shtëpiake si;
Soda e bukës: njihet si një prej produkteve me më efekt për zbardhjen e dhëmbëve. Përdorimi është shumë i thjeshtë, në vend të pastës së dhëmbëve në brushë vendoseni një sasi të sodës së bukës, por sigurohuni se soda të jetë e lagur sepse nëse është e terur mund të dëmtojë dhëmbët. Pasi t’i fërkoni dhëmbët shpërlajeni gojën me më shumë ujë sesa që e shpërlani pas largimit të pastës.
Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminën C, një vitaminë që ju ndihmon që dhëmbët tuaj të duken më të bardhë. Këtë metodë mund ta aplikoni duke shtrydhur disa luleshtrydhe, lëngun e të cilave mbajeni për 2-3 minuta në gojë.
Limoni në përbërjen e tij ka një “pluhur zbardhues” prandaj shumë njerëz e përdorin për zbardhjen e dhëmbëve. Në një gotë shtrydhni një limon dhe në këtë lëng shtoni pak krip, këtë masë lëreni të “pushojë” pak. Pastaj shpërlajeni gojën për 3-5 minuta.
Kjo lëvore është e pasur me magnez dhe kalium, këta dy përbërës largojnë njollat e dhëmbëve në smalt. Për të pasur efekt kjo metodë thjeshtë fshini dhëmbët dy herë në ditë me lëvoren e bananes për 3-5 minuta