Ylli i Përfaqësueses së Kosovës dhe klubit francez Reims, Valon Berisha ka zbuluar disa detaje interesante rreth jetës së tij, shkruan Insporti.com.
Mesfushori i Berishës ka treguar se di të flas pesë gjuhë, katër të huaja (gjuhën angleze, gjuhën gjermane, gjuhën norvegjeze dhe atë italiane).
Berisha po ashtu ka folur edhe për ushqimin e tij të preferuar, e që është grosha (pasuli) duke thënë se me të është rritur.
Ish anëtari i Lazios u shpreh se femrat shqiptare për të janë të kompletuara, e teksa në siklet u vu kur u pyet se nëse bën seks para apo pas ndeshjes së futbollit.
Këto detaje rreth jetës së tij, ai i ka zbuluar në intervistën 60 sekondëshe për Prive në Klan Kosova.