×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sekuestrohen 40 motoçikleta nga Policia nё Pejё

    Insajderi
    07 May 2024 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 40 motoçikleta nё Pejё, shkruan Insajderi.

    Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, ka hartuar planin operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili ёshtё realizuar nё kёtё vikend me datat 4 dhe 5 maj 2024, nё qytetin e Pejёs.

    Nё kёtё plan, i cili ёshtё duke vazhduar edhe nё ditët nё vijim, janё tё angazhuar zyrtarë nga tё gjitha njёsitet e DRP Pejё, bëjnë me dije policia.

    Gjatё datave tё lartcekura nga njёsitet e DRP Pejё, janё sekuestruar:

    • dyzet (40) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme,

    Ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mosposedimi i lejes pёr vozitje, mosposedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera.

    “Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve”, thuhet në njoftim.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark