×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sekuestrohen rreth 270 kilogramë mish të pa përdorshëm

    Insajderi
    02 December 2023 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rreth 270 kilogramë mish janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar Kosovë – Shqipëri nga dy shtetas shqiptarë.

    Sipas policisë, gjatë kontrollit në njërin automjet, është gjetur dhe konfiskuar rreth 120 kilogramë mish, ku njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i pa përdorshëm.

    Ndërsa, në një tjetër automjet, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 150 kilogramëve mish, që po ashtu është konstatuar se është i pa përdorshëm.

    Bëhet e ditur se te dy rastet, me vendim të prokurorit kanë vazhduar në procedurë të rregullt.

    KONTRABANDIM ME MALLËRA

    ·         Fsh. Vërmicë, PK. Kosovë-Shqipëri  01.12.2023 – 10:45. Gjatë kontrollit të automjetin me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur dhe konfiskuar rreth 120 kg mish. Njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i pa përdorshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

    ·         Fsh. Vërmicë, PK. Kosovë-Shqipëri  01.12.2023 – 10:50. Gjatë kontrollit të automjetin me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur dhe konfiskuar rreth 150 kg mish. Njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i pa përdorshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark