×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sekuestrohet drogë në Prishtinë, i dyshuari e kishte fshehur në pjesën e përparme të veturës

    Insajderi
    22 April 2024 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë sekuestruar sot substanca narkotike gjatë kontrollit të një automjeti.

    Rasti ka ndodhur në Prishtinë, në orët e mëngjesit.

    “Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit, kanë ndaluar për kontroll një automjet të dyshimtë në qytetin e Prishtinës. Gjatë kontrollit nuk është gjetur mall i kontrabanduar, megjithatë, në procesin e kontrollit, është zbuluar një sasi prej 5 gramësh e identifikuar si marihuanë”, thuhet në njoftim.

    Tutje, në komunikatë thuhet se njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës vazhdojnë të mbikëqyrin dhe të veprojnë në përputhje me ligjin, duke garantuar që territori i Kosovës të mbetet i sigurt dhe i lirë nga veprimtaria e paligjshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark