×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sekuestrohet një armë me municion në Prizren, i dyshuari kishte shtënë në një aheng familjar

    Insajderi
    05 February 2024 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia në Prizren ka lokalizuar një 27- vjeçar nga fshati Shpenadi, Prizren, ku i njëjti ishte i dyshuar se në muajin tetor 2023 në një gazmend familjar, ka shtënë më një pistoletë.

    Gjatë kontrollit janë gjetur arma, një karikator si dhe municioni, gjithsej 5 fishekë.

    Kështu ka njoftuar policia përmes një postimi në Facebook.

    “I dyshimti në stacionin policor ka pranuar veprën”, ka bërë të ditur policia.

    Arma ishte në posedim pa leje adekuate nga organi kompetent, andaj me urdhër të prokurorit përgjegjës arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar.

    Në këtë rast nga stacioni policor Prizren-Veri janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    Rasti procedohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari lirohet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark