×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohet vila e ish-kryeministrit Sali Berishës në Gjirin e Lalzit

    Insajderi
    23 October 2023 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vila në Gjirin e Lalzit e ish-kryeministrit Sali Berisha është sekuestruar pas vendimit të GJKKO-së.

    Ish-kryeministrit, Sali Berisha i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

    Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa ra në pranga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

    Vendimet u dhanë dy ditë më parë, ndërsa berisha e konsideron një komplot të SPAK-ut në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama. /TCH

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark