×
  • Sport
  • Sport

    Selektori i Izraelit: Kosova s’është emër i madh

    Insajderi
    25 March 2023 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Izraeli është bërë gati për sfidën e sontme ndaj Kosovës, me të cilën do ta hapë edhe kampanjën kualifikuese të Euro 2024.

    Izraelitët synojnë ta nisin me fitore fazën eliminatore, ndërsa do të llogarisin në 30 mijë shikuesit që do t’i mbështesin sonte në Tel Aviv, shkruan “Gazeta Express”.

    Selektori Alon Hazan është i vetëdijshëm se përballë do të ketë një kundërshtar aspak të lehtë, por që kërkon nga ekipi i tij që ta nisë mbarë fazën kualifikuese.

    “Mezi pres dhe jam i ngazëlluar që do t’i kemi dy ndeshje mjaft të rëndësishme dhe të vështira, të cilat i kemi përpara nesh. Ndoshta Kosova nuk është emër i madh, por e ka një ekip të shkëlqyeshëm kombëtar që nuk ka ardhur për të ecur nëpër park. Qëllimi ynë është suksesi i kombëtares dhe t’i regjistrojmë rezultatet më të mira të mundshme”, u shpreh trajneri izraelit.

    Izraeli dhe Kosova do të përballen sot në Tel Aviv në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:00 me kohën tonë lokale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark