×
  • Lajme
  • Lajme

    Selia e Partisë Demokratike mbushet me militantë

    Insajderi
    22 May 2022 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Procesi i numërimit të votave për kryetarin e ri të Partisë Demokratike ka përfunduar dhe me gjasë Sali Berisha është zgjedhur sërish krye të kësaj force politike.

    Në selinë blu këtë mbrëmje janë mbledhur militantë të shumtë dhe nga momenti në moment, pritet që në shtëpinë e demokratëve të shkojë edhe ish-kryeministri. Sipas njoftimit të Komisionit të Rithemelimit, ai pritet të mbajë një konferencë për mediat. Kujtojmë se në garë për kreun e PD, veç Berishës ishte dhe Ibsen Elezi.

    Ish-kryedemokrati i Kukësit nuk arriti që të fitonte mbështetjen dërrmuese të demokratëve dhe votat e tij ishin të pamjaftueshme për të rivalizuar Berishën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark