×
Zgjedhjet 2021

Selim Selimi: Dhuna duhet të hiqet nga mentaliteti ynë, barazia na çon përpara

Insajderi
02 February 2021 - 13:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Selim Selimi, ka marr pjesë në një tryezë punë me temën “Dhuna në familje”, ku është diskutuar për sfidat, të arriturat dhe objektivat për parandalimin e kësaj dukurie negative në shoqërinë tonë, shkruan Insajderi.

Selimi, i cili është edhe kandidat për deputet nga radhët e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, u shpreh se me Kodin Civil është siguruar mbrojtje më e mirë e të drejtave pronësore për gratë, ku për herë të parë është paraparë kontrata martesore që rregullon raportet pronësore.

“Gratë dhe pozita e tyre në shoqëri janë faktorë kyç në avancimin dhe fuqizimin e një shteti. Në mesin e shumë zonjave të nderuara, bashkë me zëvendësministren e Ekonomisë dhe Ambientit, Magbule Shkodra dhe drejtoreshën e Administratës Publike në komunën e Prishtinës, Vasilika Zotaj, gjatë një tryeze me temën “Dhuna në familje” diskutuam për sfidat, të arriturat dhe shpalosëm objektivat tona për parandalimin e kësaj dukurie negative në shoqërinë tonë.”

“Gjatë mandatit tim si Ministër i Drejtësisë arritëm të nënshkruajmë memorandumin me organizatat joqeveritare dhe rrjetin e shitësve me pakicë, duke ua lehtësuar viktimave të dhunës në familje pavarësimin financiar përmes punësimit. Me Kodin Civil kemi siguruar mbrojtje më të mirë të të drejtave pronësore për gratë duke paraparë për herë të parë kontratën martesore që rregullon raportet pronësore, si dhe është garantuar barabarësia efektive në trashëgimi. Tani synim kryesor kemi që shumë shpejt të zgjidhet edhe çështja e banimit për strehimoret e viktimave të dhunës në familje, të cilat do të jenë përfituese të banesave të cilat janë të palegalizuara nga Agjencia për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e pasurisë.”

“Dhuna duhet të hiqet nga mentaliteti ynë, sepse dominimi nuk tregohet me dhunë. Barazia është ajo që e çon përpara shoqërinë tonë.” – shkroi ai.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark