×
  • Lajme
  • Lajme

    Selim Selimi: Do të themelojmë Task-Forcën kundër korrupsionit

    Insajderi
    03 February 2021 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, Selim Selimi, ka folur rreth planeve të partisë ku ai bën pjesë për luftimin e korrupsionit.

    Ai ka folur për planin konkret të AAK-së për të luftuar këtë dukuri, duke përmendur edhe ndryshimet që janë bërë gjatë kohës sa ka qenë Ministër i Drejtësisë.

    “Deri më tani kemi bërë disa ndryshime, kemi hapur rrugë për denoncimin e rasteve të korrupsionit e sidomos për tender, pasi që aty mendohet se bëhet korrupsioni më i lartë. Kemi bërë edhe ndryshime si shkarkimi i zyrtarëve të lartë në rastet kur ngritët aktakuzë për korrupsion ndaj tyre, pasi që ne mendojmë se ai që është i akuzuar për korrupsion, duhet të shkojë në shtëpi deri sa të përfundojë gjykimi. Ne si AAK kemi në plan themelimin e Task-Forcës Kundër Korrupsionit, e cila do të funksionojë si një lloj byroje e FBI-së, por do të merret vetëm me hetimin e rasteve e korrupsionit”, ka thënë Selimi në RTV Dukagjini, transmeton Periskopi.

    Ai ka thënë se edhe pse Kosova ka një nivel të lartë të korrupsionit, këtë vit ka qenë më mirë se të gjitha vendet fqinje në luftimin e korrupsionit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark