Selim Selimi, kandidat për deputet nga lista e AAK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, këtë të diele ka takuar rininë e Deçanit.
Selimi ka thënë se me ta ka diskutuar për programin e fitores dhe për Ramush Haradinajn president.
“Zëri i të rijnve duhet të jehojë! Duke përkrahur idetë dhe energjinë e tyre e rrisim potencialin e Kosovës, andaj sot bashkë me Ramë Likaj #51 dhe Arif Ahmetxhekaj #52, takuam rininë e Deçanit më të cilët biseduam për programin e fitores dhe #RamushHaradinajPresident!”, ka shkruar Selimi në faqen e tij në Facebook.