×
  • Lajme
  • Lajme

    Selim Selimi nderohet me titullin “Krenaria e Kombit”

    Insajderi
    27 January 2021 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Drejtësisë në detyrë dhe kandidati për deputetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, është nderuar nga Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” – dega Deçan, me me titullin “Krenaria e Kombit”, me motivacion për kontributin e dhënë në sensibilizimin e çështjes së shqiptarëve të Kosovës Lindore.

    Lajmin e ka bërë të ditur Selimi përmes një postimi në llogarinë personale në Facebook.

    “Jashtëzakonisht i nderuar me vlerësimin që më është bërë sot nga Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” – dega Deçan. Prof.Dr. Shkodran Imeraj bashkë me prof. Afrim Balaj dhe z.Ismet Haskaj, që janë udhëheqës të kësaj organizate, më nderuan me titullin “Krenaria e Kombit”, me motivacion për kontributin e dhënë në sensibilizimin e çështjes së shqiptarëve të Kosovës Lindore. Puna e këtyre historianëve duhet të ngritët në piedestal sidomos për hapjen e debatit për mbrojtjen e vlerave kombëtare” – shkroi ai. /Insajderi.org/

    Image may contain: 6 people
    Image may contain: one or more people and phone

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark