Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi ka qëndruar sot në qytetin e Vushtrrisë.
Selimi është takuar me të rinjtë e këtij qyteti, ku ka treguar se kanë këmbyer ide për avancimin dhe fuqizimin e tyre, raporton Gazeta Insajderi.
“Kënaqësi të bisedoj me një grup të rinjsh në #Vushtrri. Këmbyem ide për avancimin & fuqizimin e tyre në aspektin profesional, dhe shpalosa programin qeverisës të #AAK për përfshirjen e të rinjve në tregun e punës. #ForcaeKosovës – garancë për rininë tonë!”, ka thënë Selimi. /Insajderi.org