×
Zgjedhjet 2021

Selim Selimi nis fushatën zyrtarisht me njeriun që përfaqëson luftën e pakompromis kundër korrupsionit

Insajderi
03 February 2021 - 12:56
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


Ministri i Drejtësisë në detyrë dhe kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, sot ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e planifikuara me 14 shkurt, shkruan Insajderi.

Selimi nisi fushatën me njeriun i cili sipas tij përfaqëson dy elementet e punës së tij si ministër, Refki Suama, kryetari i komunës së Hanit të Elezit.

“Fushatën e fillova sot pikërisht me njeriun që përfaqëson dy elemente të punës sime si ministër – e vazhdon betejën e çlirimtarit për t’i sjellë kriminelët serbë para drejtësisë dhe luftën e pakompromis kundër korrupsionit” – shkroi ai.

Shkrimi i plotë:

I vlerësuar si një ndër kryetarët më efektiv në Kosovë, Kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma, ka dëshmuar sukses të madh në mirëqeverisje dhe vendosjen e mendësisë së punës pa korrupsion, andaj mbetet shembull më i mirë që duhet ndjekur. Personalisht, duke qenë mirënjohës për kontributin e tij edhe si luftëtar lirie, por veçanërisht për vendosjen e një modeli funksional e transparent në administratë publike, kam zgjedhur ta takoj sot.

Gjatë një bashkëbisedimi miqësor, e njoftova për të arriturat gjatë mandatit tim në Ministrinë e Drejtësisë, veçanërisht për një nga ndryshimet rrënjësore dhe më të domosdoshme të Kodit të Ri të Procedurës Penale të Kosovës, që tani mundëson ndjekjen dhe gjykimin në mungesë të të pandehurve për krime të luftës, si dhe suspendimin nga puna të zyrtarëve publikë, me rastin e ngritjes së aktakuzës për vepra penale të korrupsionit dhe të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Kryetarit Suma i ofrova tërë mbështetjen time për kauzën e tij, si zyrtari i parë i shtetit, që ka ushtruar kallëzim penal kundër kryesve të krimeve të luftës dhe u zotova se do të angazhohem për hapjen e Gjykatës në Han të Elezit.


OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark