Kandidati për deputet i LDK-së, Brahim Selimaj, ka thënë se Kosovës i duhet normalitet e stabilitet.
Ai në një shkrim në Facebook, ka thënë se një gjë të tillë e garanton vetëm partia e tij.
“Që nga ditët e para u rreshtova në lëvizjen gjithëpopullore të LDK-së, në krye me Dr. Ibrahim Rugovën. Kosovës i duhet normalitet e stabilitet, e një gjë të tillë e garanton vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Selimaj.