×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimaj nga Infrakos: Buxhetit të Kosovës ia shpëtuam 400 mijë euro

    Insajderi
    02 February 2021 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Bordit të Infrakos, Brahim Selimaj, ka treguar se pse e ka marrë këtë pozitë.Ai tha se nuk ka të bëjë me aspektin politik por për shkak të përvojës shumëvjeçare në zhvillim ekonomik, ndërtim, industri, prodhim dhe shitje.

    “Ma merr mendja se një prej akterëve kryesor është infrastruktura. Infrakosi është një prej akterëve që i duhet një tretman i rëndësishëm në ndërtimin e hekurudhave të Kosovës në mënyrë që edhe ne të jemi pjesë e Evropës”.

    “Për mua nuk është sfiduese sepse kam kaluar nëpër të gjitha fazat e zhvillimit ekonomik”.

    “Kam punuar gjithmonë dhe jam munduar që ta jap kontributin maksimal në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Infrakosi është në investime, ashtu edhe e kam gjet. Ne kemi bërë planifikimin e buxhetit, në të ne kemi hasur në disa barriera të vogla për të cilat planifikimi nuk është bërë i duhur. Ne i kemi ruajtur diku 400 mijë euro buxhetit të Kosovës”.

    Selimaj ndër të tjerash tregoi planin e tij për këtë vit në Infrakos.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark