Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se punëtorët e Shërbimit Korrektues dhe ata të juridikaturës së Kosovës do të kenë përkrahje të pa rezervë nga Qeveria, shkruan Insajderi.
Në takim me ta së bashku më kryeministrin Avdullah Hoti, Selimi iu premtoj se do t’iu qëndrojnë krah punëtorëve të sistemit të drejtësisë gjer në realizimin e të drejtave të tyre të plota.
“Përkrahje pa rezervë për punëtorët e Shërbimit Korrektues dhe ata të juridikaturës së Kosovës. Në takim me Kryeministrin Hoti u adresuan kërkesat për kompensimin e punës së palodhshme gjatë Covid-19 të zyrtarëve e personelit korrektues dhe atyre të judikaturës duke u zotuar se do të punojmë në gjetjen e një zgjidhjeje. Me këmbëngulje do të qëndrojmë krah punëtorëve të sistemit të drejtësisë gjer në realizimin e të drejtave të tyre të plota”, tha ai.