Kandidatit për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, gjatë vizites që ka bërë sot në Mitrovicën, ka takuar edhe pronarët e restaurant “Diamond”.
Selimi gjatë këtij takimi ka diskutuar për pasojat e pandemisë në sektorin e gastronomisë.
“Me pronarët e restaurant “Diamond” në Mitrovicë diskutuam për pasojat e pandemisë në sektorin e gastronomisë. Gjatë vitit të shkuar, masat ndaj bizneseve në luftën kundër Covid-19 e dërguan ekonominë drejt kolapsit. Duke qenë i vetëdijshëm se nuk ishin ndihmesë në luftën kundër përhapjes së pandemisë, jam i lumtur që si ministër, kam votuar kundër këtyre masave restriktive. #ForcaeKosovës siguron qëndrueshmëri dhe zhvillim të ekonomisë në vend”, ka shkruar Selimi. /Insajderi.org