×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Haradinaj gjatë mandatit të tij ishte garancë e qëndrueshmërisë së Kosovës së 17 shkurtit

    Insajderi
    02 February 2021 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selim Selimi, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vlerësuar se Ramush Haradinaj, gjatë mandatit të tij si kryeministër ka qenë garancë e qëndrueshmërisë së Kosovës së 17 shkurtit.

    Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se insistimi i Haradinajt ishte vendimtar në tavolinën e dialogut i cili solli marrëveshjen e Washingtonit.

    “Kryeministri Haradinaj gjatë mandatit të tij ishte garancë e qëndrueshmërisë së Kosovës së 17 shkurtit dhe ruajtjes së pasurive tona kombëtare dhe insistimi i tij për rol aktiv të ShBA-së në tavolinën e dialogut i solli Kosovës Marrëveshjen e Ëashington-it”, ka shkruar Selimi. Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark