Kandidati për deputet nga AAK-ja, njëherit ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka vizitaur banorët e Hasit.
Selimi ka shkruar se Hasi për dekada ishte shndërruar në shteg të lirisë së Kosovës dhe shquhet për njerëzit e saj të vyer e bujarinë shqiptare
“Hasi për dekada ishte shndërruar në shteg të lirisë së Kosovës dhe shquhet për njerëzit e saj të vyer e bujarinë shqiptare. Duke respektuar kontributin e madh të kësaj ane për Atdhe, pata nderin që sot bashkë me Lahi Brahimaj #22 dhe Hajredin Berisha #94 të bashkëbisedoj me disa vendas të fshatrave Rogovë dhe Demjan. Hasi konfirmon mbështetje të fuqishme për #RamushHaradinajPresident dhe #ForcaeKosovës.