×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Krasniqi vetë e futi policinë në Kuvend e po justifikohet me një kërkesë të rremë

    Insajderi
    11 May 2016 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook, Selimi ka thënë se lutja e vetme që VV i ka bërë Krasniqit ka qenë ndërprera e seancës për ta pamundësuar ratifikimin e marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

    “Atë ditë Lëvizja Vetëvendosje kishte një kërkesë që Kryetari nuk na e realizoi. Ai kështu lejoi që seanca ta miratonte rezulutën famëkeqe”, ka shkruar Selimi në Facebook.

    Më pastaj, Selimi ka thënë se sekretari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s po e justifikon futjen e policisë në Kuvend me një kërkesë të vetëvendosjes, që sipas tij, nuk i kishte shkuar kurrë Krasniqit.

    “Jakup Krasniqi po e justifikon futjen e Policisë në Kuvend, me një “kërkesë” që i paskësh bërë një deputet Vetëvendosjes!

    Unë kam qenë në atë seancë dhe e di që vetëm dy njerëz kanë mundur të flasin dhe të bëjnë kërkesa në emër të VETËVENDOSJE!-s dhe/apo Grupit të saj parlamentar. Ata njerëz kanë qenë Albin Kurti dhe Visar Ymeri Unë e di që nuk ka shanse që ndonjëri nga ta të ketë kërkuar intervenimin e policies”, tha Selimi, raporton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark