Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Selim Selimi bashkë me kolegë të tij, kanë qëndruar në Ferizaj, ku kanë takuar të rinj nga ky qytet.
Pas shpalosjes së programit të Aleancës, Selimi ka thënë se të rinjt janë vlera e shtuar e vendit tonë.
“Të dielën e përfunduam me Ferizajin, mes të rinjve të cilët janë vlera e shtuar e vendit tonë. Bashkë me #XhavitZariqin29 dhe #RrezofatAzemi78 diskutuam për programin e fitores së Aleancës. Me Ramushin President të rinjtë do të jenë Forca e Kosovës”, ka shkruar Selimi.