Kandidati i AAK për deputet, Selim Selimi sot ka vizituar depon e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar.
Në këtë takim ai u prit nga drejtori i Përgjithshëm, Kushtrim Cakaj.
Selimi përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se vetëm në vitin 2020 vlera e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara ka arritur rreth një milion e gjashtëqind mijë euro.
“Konfiskimi i pasurisë së paligjshme mbetet prioritet dhe mekanizëm kryesor për luftim të suksesshëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë ai.
Sipas tij, çdokush që tenton të përfitojë jashtëligjshëm do të jetë cak i hetimit dhe askush nuk do të jetë mbi ligjin.
“Shteti nuk do të ndalet së sekuestruari dhe konfiskuari çdo pasuri që fitohet në mënyrë të paligjshme”, shprehet kandidati i AAK për deputet njëherit ministri në detyrë i Drejtësisë.