×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi takon përfaqësuesit ndërkombëtarë, diskutojnë për forcimin e sistemit të drejtësisë në Veri

    Insajderi
    28 January 2021 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga AAK, Selim Selimi ka takur sot Shefin e Eulex-it, Ambasadorin Lars Gunnar-Wigemark, ekspertët e këtij misioni dhe përfaqësuesin e z. Lajçak në Kosovë.

    Temë e këtij takimi ishte se si të forcohet funksionaliteti i sistemit të drejtësisë në Veri.

    Sipas Selimi, Kosova ka përmbushur detyrimet e saj tashmë po presim nga bashkësia ndërkombëtare mbështetje për të kapërcyer pengesat e mbetura.

    “Takim me Shefin e Eulex-it, Ambasadorin Lars Gunnar-Wigemark, ekspertët e këtij misioni dhe përfaqësuesin e z. Lajçak në Kosovë, për të diskutuar se si të forcohet funksionaliteti i sistemit të drejtësisë në Veri. Ngecjet në implementimin e plotë të Marrëveshjes për Drejtësi kanë shkaktuar joefikasitet të Prokurorisë dhe Gjyqësorit në Veri. Kosova ka përmbushur detyrimet e saj, por presim nga bashkësia ndërkombëtare mbështetje të mëtejme për të kapërcyer pengesat e mbetura”, ka shkruar Selimi./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark