Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se një nga arsyet kryesore që ai sot është pjesë e kësaj partie, është UÇK-ja.
“Në Vetëvendosje i kam gjetur pikat e përbashkëta të idealeve të UÇK-së dhe idealeve që i shtyjmë përpara ne si Vetëvendosje, ato janë kombi, flamuri dhe bashkimi kombëtar. Jemi të vetmit që i mbajmë gjallë frymën e rilindësve të kombit shqiptar dhe të drejtën tonë kombëtare”, ka thënë Selimi në “Dhomën e Rrëfimit”.
Selimi ka theksuar se për aq ditë sa VV ishte duke udhëhequr me qeverinë, mjaftuan të japin shembull opinionit se kanë shpresë.
“Paramendojeni pas zgjedhjeve të ardhshme kur do qeverisim pa partnerë që na tradhtojnë, atëherë do ta shihni sa i mundshëm ka qenë ndryshimi”.
Emisioni i plotë:
http://video.gjirafa.com/dhoma-rrefimit