Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj ka qëndruar sot në Deçan.
Selmanaj i cili në këto zgjedhje mbanë numrin 8, në qytetin e Deçanit është takuar me një grup të rinjsh.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka treguar se së bashku me të rinjtë deçanas kanë diskutuar për zgjedhjet.
“Me rininë deçanase një bashkëbisedim për zgjedhjet e 14 shkurtit!”, shkruan Selmanaj.