Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Driton Selmanaj, ka thënë se pavarësisht sfidave që u dalin përpara, ata e tejkalojnë me punë dhe angazhim.
Selamanj ka thënë se përkushtimi dhe angazhimi i tyre është shumë i madh për zgjedhjet e 14 shkurtit, prandaj edhe do ta tejkalojnë këtë sfidë.
“E tejkalojmë çdo sfidë, me angazhim dhe përkushtim!”, ka shkruar Selmanaj në rrjetin social Facebook. Insajderi.org