×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj nga Peja e Haxhi Zekës: LDK është e do të mbetet zgjidhja e vetme për pejanët

    Insajderi
    04 February 2021 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se pejanët e kanë zgjedhjen e vetme, LDK-në.

    Nga Peja e besës dhe Haxhi Zekës, Selmanaj ka thënë se strukturat janë të bashkuar me plot motiv e zëll për fitoren e radhës.

    Selmanaj ka thënë se Peja dhe pejanët njohin më mirë se kushdo tjetër qeverisjen e mirë të LDK-së.

    “Në Pejën e besës dhe të Haxhi Zekës! Të bashkuar, përplot zell e motiv për punë e fitore, i gjetëm në Pejë strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e shtëpisë tonë të madhe, Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

    “Peja dhe pejanët njohin më mirë se kushdo tjetër qeverisjen e mirë të LDK-së. Dikur e katandisur si mos më keq nga krimi, zhvatja e parasë publike, e haraqi. Sot, Pejës i është kthyer shpresa, zhvillimi, e mirë qeverisja”, ka thënë Selmanaj, shkruan Insajderi.

    Sipas Selmanajt, Peja jo më kot quhet Lule e Dukagjinit, e lule e tillë do mbetet për aq sa me të do të qeverisë Lidhja Demokratike e Kosovës.

    “Për Pejën dhe krenarinë e Kosovës, Rugovën. Për Borenë, basketbollin e xhudistët e Pejës. Për artin, kulturën dhe traditat pejane. Për burrat e besës e të fjalës që ka Peja. Për gratë dhe vajzat e zonja e fisnike të vendit. Për të rinjtë plot shpresë, vullnet e dashuri për atdheun”, theksoi ai.

    LDK, sipas tij, është e do mbetet zgjidhja e vetme, garantuesja e vetme e zhvillimit, prosperitetit dhe mirë qeverisjes të vendit. Insajderi.org

    May be an image of 9 njerëz, people standing dhe E brendshme
    May be an image of 13 njerëz, people sitting dhe people standingMay be an image of 2 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtmeMay be an image of 8 njerëz, people standing dhe turmë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark