Insajderi
Lajme

Selmanaj para Kuvendit të LDK-së: Duhej të kishim të qartë a do të votohet për votëbesim apo shqyrtim të dorëheqjes

Insajderi
31 January 2026 - 12:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Selmanaj para Kuvendit të LDK-së: Duhej të kishim të qartë a do të votohet për votëbesim apo shqyrtim të dorëheqjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur para Kuvendit të partisë, ku pritet të vendoset për udhëheqësin e saj.

Ai tha se beson se epilogu do të jetë më i miri për LDK-në.

“Unë jam i bindur që LDK-ja gjithmonë ka ditur në momente delikate të ketë njëfarë instrumenti të vetë-rregullimit, të reflektojë drejt dhe mirë. Kurdo që LDK-ja ka pasur, po them, sfida të zgjedhjes së kryetarit të partisë, gjithmonë e ka zgjedhur situatën më të mirë, ose mënyrën më të mirë. Prandaj edhe sot, pavarësisht që nuk e kemi akoma të qartë krejtësisht agjendën – dhe kjo besoj që është pak jo shenjë e mirë, ishte dashur që mbrëmë ta kishim të qartë a do të votohet për votëbesim apo do të kemi shqyrtim të dorëheqjes, i cili në fakt është antistatutar nëse hyjmë në atë cikël sepse statuti nuk parasheh diskutime – po mendoj që qëndrimet, qartësia e delegatëve dhe sjellja e delegatëve do të japë epilog çfarëdo procesi që do të ndodhë brenda”, tha ai.

“Besoj në demokracinë e brendshme të LDK-së, besoj në vlerat që kjo parti ka kultivuar deri sot dhe besoj që edhe epilogu do të jetë më i miri për LDK-në dhe më pas besoj edhe për procese tjera politike në Kosovë”, shtoi Selmanaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark