Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar fushatën në qytetin e Ferizajt, nga ku ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e kësaj ane.
Kandidati i LDK-së, për deputet, Driton Selmanaj, ka thënë se Ferizaji e dëshmoi se qëndron fuqishëm në mbështetje të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Postimi i plotë i Selmanajt:
Ferizaj ✌🏻
Ferizaji e dëshmoi dhe një herë që qëndron fuqishëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës, qëndron fuqishëm për zhvillim ekonomik, stabilitet politik, prosperitet dhe të ardhme euro-atlantike.
Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e vetme politike e cila me mençuri, urtësi dhe plan konkret do të qeverisë me Republikën e Kosovës.
Vota për LDK-në është votë për të ardhmen e ndritur të vendit tonë. Insajderi.org