×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Selmani pas golit të shënuar: “Si ëndërr, ndjenjë shumë e mirë”

    Insajderi
    24 March 2022 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur vitin 2022 me fitore të jashtëzakonshme kundër Burkino Faso me rezultat 5:0, në miqësoren që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Insajderi.

    Pas ndeshjes, sulmuesi Astrit Selmani është shprehur shumë  lumtur që ka shënuar golin e parë pas pesë ndeshjeve me Kosovën.

    “Ndjenjë shumë e mirë, si ëndërr. Normalisht që është mirë me shënu para trajnerit të ri. Besoj se është një konkurrencë e madhe, me Vedatin është një lojtar i mirë. Jam këtu me ndihmu ekipin edhe me dhanë sa më shumë gola”, deklaroi ai, transmeton Insajderi.

    Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon të martën më 29 mars, kundër kombëtares së Zvicrës në Zurich. 

    Edhe kjo ndeshje do të jetë e karakterit miqësor. /insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark