×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Seniorët” që s’iu mbijetuan ndryshimeve të Abdixhikut, kush u largua e kush janë të rinjtë në Kryesi

    Insajderi
    09 December 2023 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka zgjedhur sot kryesinë e re të partisë që do të drejtohet nga Lumir Abdixhiku. Krahasur me kryesinë e vitit 2021 kur Abdixhiku e kishte marrë partinë, vërehen disa ndryshime.

    Tek nënkryetarët, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri e Anton Quni mbesin të pandryshuar, ndërkohë që janë shtuar edhe Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili, secili me detyra specifike. Në vitin 2021 nënkryetare ka qenë edhe Shqipe Mjekiqi, por kjo e fundit ka ndarë rrugët me LDK-në.

    Tek sekretarët, Imri Ahmeti mbetet i pandryshuar, ndërkohë që atij i është bashkuar edhe Sokol Haliti. Ahmeti është emëruar Sekretar i Përgjithshëm, ndërkohë Haliti do të jetë Sekretar i Degëve Jashtë.

    Forumin e Gruas do të drejtojë Jehona Lushaku Sadriu. Nga viti 2021 këtë forum e kishte drejtuar Lirije Kajtazi. Ndërkohë që Paris Guri do të jetë kryetar i Forumit Rinor duke e pasur në këtë post Fidan Rekaliun .

    Në kryesi nuk do të jenë emra të vjetër të cilë kanë kontribuar dhe kanë ushtruar aktivitetin e tyre në LDK prej vitesh. Emri i Faton Bislimit natyrshëm nuk ndodhet në kryesinë e re pas përplasjeve me Lumir Abdixhikun dhe përpjekjes së tij për të kandiduar për kryetar. Aty nuk janë as Lutfi Zharku, Safet Kamberi, Valon Murtezaj, Fadil Krasniqi dhe Brikenda Kryeziu.

    Emrat e rinj të inkuadruar në kryesinë e re janë: Alush Gashi, Berat Rukiqi, Visar Azemi, Visar Berisha, Ruzhdi Shehu, Mirjeta Kalludra, Izet Sadiku, Ema Nikçi Rexha, Behgjet Xheladini, Besnik Osmani dhe Florian Dushi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark