×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët dalin me traktorë në rrugë, kjo është arsyeja

    Insajderi
    16 May 2023 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fermerët serbë kanë dalë në protestë pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk ua ka plotësuar kërkesat.

    Sipas mediave serbe, kërkesat e tyre ishin subvencionimi prej 300 eurove për hektar, largimin e akcizës së naftës dhe TVSH-së, si dhe subvencionim për lopë, përcjell Gazeta Insajderi.

    Kësisoj, ata kanë dalë me traktorë duke bllokuar rrugët kryesore në Novi Sad, Suboticë e Kragujevc. Fermerët kanë paralajmëruar protesta edhe gjatë ditës së nersërme.

    Ata kanë refuzuar takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke qenë të bindur se s’do t’ua plotësojë kërkesat. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark