×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët e shkruajnë emrin e Hetemit në trupin e një dhie, i vendosin vello dhe disa lule

    Insajderi
    01 June 2023 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Protestuesit serbë në Leposaviq kanë dërguar një dhi para objektit të komunës, ku në trup i kanë shkruar mbiemrin e Kryetarit Lulzim Hetemi.

    Ekipi i televizionit T7, po qëndron atje prej ku kanë dërguar pamje, ku shihet se dhisë i është vendosur edhe një vello dhe disa lule.

    Dhinë e kanë lidhur te pjesa ku janë vendosur telat gjemborë, pak metra nga vendi ku po qëndrojnë pjesëtarët e KFOR’it.

    Ndryshe, Hetemi nuk ka dalë nga objekti i komunës që nga e hëna. Në një prononcim për media, Hetemi ka treguar se akoma nuk e ka ndarë mendjen se edhe sa gjatë do të qëndrojë brenda hapësirave të ndërtesës së Komunës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark