Aleksandër Aleksandroviç Bashmakov (1858-1943) ishte shkencëtar rus i cili të paktën prej kohës së revolucionit rus, jetoi në Francë. Njihet për librin në frëngjisht “A travers le Monténégro et le pays des Guègues” [Nëpërmjet Malit të Zi dhe trevave të gegëve], San Petersburg 1911, një përshkrim i udhëtimit të tij në Malin e Zi, në Malësinë e Madhe të Shqipërisë dhe në Kosovë në shtator dhe tetor të vitit 1908.
Qëllimi i udhëtimit ishte projekti i një linjeje hekurudhore e cila do të kishte lidhur Serbinë me detin Adriatik. Nga Cetinje Bashmakovi kaloi në Tuz, në luginën e Cemit, Grudë, Kelmend, Guci, Plavë, dhe në Rugovë për në Kosovë. Atje vizitoi Pejën, Deçanin, Gjakovën dhe Prizrenin.
Në vitet e mëvonshme, Bashmakovi punoi profesor në Shkollën e Antropologisë në Paris, ku botoi disa vepra, kryesisht për popujt e Detit të Zi. Me sa duket, vdiq në San Xhenëviev-de-Bua (Saint-Geneviève-des-Bois) në jug të Parisit, ku ka edhe varreza ortodokse ruse.
Ishin vitet kur Perandoria Osmane ishte në prag të shpërbërjes së saj.
Kryengritësit malësorë shqiptarë kishin rrokur armët, shkruan mapo.al
Në një nga fotot shquhet një prift ortodoks dhe serbë të ndryshëm, gjatë varrimit të një luftëtari malazez, të cilit i ishte prerë koka nga shqiptarët e Rugovës.