×
  • Showbiz
  • Show

    Serbëve dhe malazezëve u pengon klipi i këngëtarit shqiptar, kërkojnë që të merren masa ndaj tij

    Insajderi
    09 November 2024 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari i njohur nga Mali i Zi, David Dreshaj, është përballur me kritika dhe përpjekje për të bllokuar klipin e tij të fundit.

    Në një postim në Instagram, Dreshaj ka sqaruar se videoklipi i tij për këngën “Te Quero T’Aime” është xhiruar me leje zyrtare nga Muzeu Publik i qytetit të Cetinjës dhe Parku Kombëtar Lovçen në Mal të Zi.

    Artisti ka përmendur gjithashtu se leja është marrë nga JP Nacionalni Parkovi Crne Gore dhe UNESCO, duke siguruar se gjithçka është kryer në përputhje me rregullat e autoriteteve përkatëse. Në deklaratën e tij në Instagram, Dreshaj shpjegoi se kënga dhe teksti kanë të bëjnë ekskluzivisht me temën e dashurisë dhe nuk përmbajnë asnjë mesazh patriotik apo politik, siç është spekuluar nga disa komentues.

    “Kështu që bien poshtë të gjitha sulmet, kontradiktat dhe komentet e pabazuara”, ka shkruar Dreshaj, duke nënvizuar se muzika është një “urë që lidh njerëzit dhe një gjuhë e përbashkët” pavarësisht kombësisë apo politikës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark