Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në konferencën e jashtëzakonshme për media të mbajtur sot në Beogrd, ka bërë të ditur se ishte ai që dha urdhër për ndaljen e trenit serb në fshatin Rashkë, pak kilometra larg vijës kufitare me Kosovën.
Vuçiq ka thënë se pasi ka parë që Kosova ka dërguar njësitë speciale në Jarinjë ka vendosur që të japë urdhër që treni të ndalet në Rashkë, siç ka thënë ai, për t’i ikur konfliktit të shkallës së gjerë.
“Kur e kanë parë serbët se çka po bëjnë shqiptarët, i kanë rrethuar policët shqiptarë dhe pastaj, pa lejen e askujt, i kanë nisur 17 vetura të blinduara Cobra të njësisë speciale ROSU me dëshirën e nisjes së një konflikti i cili do të ishte i përmasave të mëdha”, ka thënë Vuçiq. /Insajderi.com