×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Serbia drejt rritjes së ndikimit në rajon përmes energjisë elektrike

    Insajderi
    19 February 2019 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vitin 2014, Qeveria e Serbisë kishte nënshkruar marrëveshje me bankën Exim nga Kina për marrjen e huasë për ndërtimin e termocentralit të ri me kapacitet prej 350 megavatësh (Kostolac B3), dhe të zgjeronte kapacitetet e mihjes së linjitit në Drmno.

    Serbia pritet të përfundojë ndërtimin e këtij termocentrali nga linjiti në fund të vitit 2020, sipas Ministrit të Energjisë të këtij vendi. Termocentrali do të stabilizojë sistemin energjetik të Serbisë, duke respektuar standardet mjedisore të Bashkimit Evropian.

    Në strategjinë energjetike të vendit, brenda territorit të saj Serbia planifikon ndërtimin e disa termocentraleve të reja nga linjiti, që në total arrijnë 2400 megavat të energjisë elektrike për orë.

    Për më shumë, nga 2350 megavat orë sa do prodhonin termocentralet e reja të planifikuara nga linjiti në Bosnje dhe Hercegovinë, më shumë se gjysma janë të planifikuara të ndërtohen në territorin e Republika Srpska. Edhe termocentrali i Malit të Zi është planifikuar të ndërtohet në Pljevlja, vend i banuar me shumicë Serbe.

    Termocentrale të reja të bazuara në linjit janë paralajmëruar edhe në vende tjera të rajonit. Një termocentral që për bazë ka linjitin dhe me kapacitet prej 500 megavat energji elektrike do të ndërtohet në Kosovë, dhe një tjetër edhe në Maqedoni, ani pse në këtë vend nuk do të ketë mjaftueshëm linjit në një të ardhme të afërt, andaj të njejtin duhet importuar.

    Përvec vendeve të Ballkanit Perëndimor, edhe në Poloni dhe Greqi tani më kanë filluar aktivitetet e ndërtimit të termocentraleve të reja të bazuara në linjit.

    Ostroleka C (1000 megavat) në Poloni dhe Ptolemiada V (660 megavat) në Greqi tani më janë në fazë të ndërtimit dhe së shpejti pritet t’i bashkangjiten listës së prodhuesëve të energjisë elektrike në Evropë.

    Kohë më parë, mediat kanë raportuar se në kuadër të idesë së korrigjimit të kufijve, Serbia do të tentojë të marrë nën kontrollë edhe liqenin e Ujmanit, pa të cilin termcentralet ekzistuese dhe të rejat do ta kenë të pamundur prodhimin e energjisë elektrike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark