×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia e dërgon çështjen në CAS: Kërkon përjashtimin e Kosovës nga UEFA

    Insajderi
    19 May 2016 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke cituar burimet e saj pa emër, Politika raportoi se ankesa është dorëzuar në gjykatë në Zvicër më 13 maj dhe se Federata serbe shpreson se CAS do të vendosë për përjashtimin e Kosovës në UEFA.

    Federata e Futbollit të Kosovës është pranuar në Bashkimin e Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA), në Kongresin e organizatës më 3 maj.

    Kongresi i UEFA miratoi vendimin me një votim 28 me shumicë, ndërsa 24 anëtarët tjerë të UEFA-s, duke përfshirë federatën e Rusisë, votuan kundër.

    Ndërsa, Në seancën e dhjetorit të vitit 2014 të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (IOC), Komitetit Olimpik Kombëtar të Kosovës i është dhënë e drejta për t’u bërë anëtare e plotë e lëvizjes olimpike. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark