×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Serbia ia vazhdon paraburgimin ish-ushtarit të UÇK-së

    Insajderi
    06 February 2024 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hasan Dakajt, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për një muaj nga Gjykata për Krime Lufte në Beograd. Një gjë të tile e ka njoftuar avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.

    Smakiqi këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke kritikuar Qeverinë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në veçanti, duke thënë se kanë bërë vetëm deklarime formale, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Nuk mund te quhet mbështetje e Qeverise MPJD-se  për Hasan Dakaj as familjen Dakaj, vetem përgjigja në elefon dhe deklarimi formal i zyrtarëve  te MPJD-se se e vizituan njëherë Hasan Dakaj në burgun e Beogradit”, ka thënë Smakiqi.

    “Prandaj lehtësishtë Serbia i burgosë i torturonë ish pjestaret e UÇK-së, në mungesë dhe indiferncë totale diplomatike e poltikë te Qeverise se Kosoves jo vetem ne rastin Dakaj por edhe te Nezir Mehmetaj”.

    “Hasan Dakaj po e paguan me  lirinë e tij personale liberalzimin e vizave te Kosoves, andaj Qeveria e Kosoves duhet te mos mbetet indiferente në rastin e tij, por te ndërmarrë veprime konkrete efektive diplomatike te ndërmjetësit ne Bruksel qe ta detyrojë shtetin serb qe ta lirojë menjëherë, sepse është ndalim kidnapim hakëmarrës politik”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark